Sot/ Teuta- Vllaznia dueli i kreut, Partizani e Laçi ‘vështrojnë’
Në dy fasho oraresh. Java e 22-të e gjitha sot. Nis me tri takime ku Tirana-Bylis, Apolonia- Partizani dhe Skënderbeu- Kastrioti, i paraprijnë dy supersfidave të orës 16:00 në Durrës dhe Elbasan.
Te Tirana, Orges Shehi do të vuajë disa mungesa si Najdovski e Danso për COVID-19 ndërsa me shqetësime janë edhe Torasa e Kale.
Mugesë e madhe ajo e Agim Ibraimit te Kukësi ndaj Laçit sot në ‘Elbasan Arena’ me kurbinasit që rikuperojnë Mazrekajn. Kthehet dhe Musta.
Partizani për tu parë në Fier. Kanë një çështje për ta ‘sheshuar’: Jasir Asani. Apolonia e plotë.
Mungesa të shumta te Kastrioti në daljen drejt Korçës. Vendasit thuajse të gatshëm për të tentuar tri pikë.
Ndërkohë Teuta- Vllaznia në duelin e tretë sezonal. Sot në ‘Niko Dovana’ në 16:00. Skuadrat kanë objektiv tri pikët me shkodranët që kanë lajmëruar se kanë premio prej 10 milion lekësh për triumfin.
Ndeshjet e javës së 22: Kategoria Superiore
13:00
Tirana-Bylis
Apolonia-Partizani
Skënderbeu-Kastrioti
16:00
Teuta-Vllaznia
Kukësi-Laçi (Elbasan Arena’)