Ekskluzive/ Duro: Kemi ambicje për titull

Java e 22: Ndeshja Kukësi- Laçi, nis në 16:00 në ‘Elbasan Arena’

I ka dhënë leksione të gjitha skuadrave për javë të tëra duke marrë 5 fitore radhazi dhe një barazim me Partizanin. Ky është Laçi i Shpëtim Duros i cili nesër rikthehet në ‘Elbasan Arena’ si udhëtues ndaj Kukësit të Mirel Josës.

Për herë të parë për ‘Sporti im.al’, trajneri ka pranuar se ai dhe skuadra ka ambicje për titullin kampion. Skanon skuadrën dhe vlerëson Kukësin.“Jam trajner që pranoj verdiktin e fushës’, thotë Duro.

Duro:

Kukësi, e njihni?

Kukësi normalisht është skuadër cilësore. Një pjesë e tyre janë nga sezoni i kaluar por ka shumë që kanë ardhur gjatë verës. I njoh shumë mirë, janë lojtarë cilësorë.”

Synimi në këtë transfertë?

Patjetër që ne jemi skuadër që jemi lart dhe kemi synime për këtë ndeshje. Jam trajner që pranoj rezultatin në fushën e lojës.”

Shumë raste për gol…

Jam i kënaqur me çunat, duhet të shënosh përpara por dhe prapa duhet kujdes. I rëndësishëm është fakti që ekuilibrat në fushë i kemi pozitivë. Jemi gati, megjithëse kanë munguar Mazrekaj dhe Nuabueze, jam shumë i kënaqur me lojën e Xhixhës dhe të Harmon.”

Formacioni?

Baza e skuadrës do të jetë ajo e ndeshjes së kaluar me Partizanin. Mund të ketë ndonjë ndryshim deri nesër në bazë të ngarkesave, rrotacionit. Do shikojmë situatën deri nesër para ndeshjes”.

I druheni presionit kur skuadrës i përmendet titulli?

“Jo absolutisht. Personalisht nuk kam frikë të shpreh ambicjen për titull. Edhe skuadra. Kemi punuar psikologjikisht. Duke patur parasysh rivalët që kemi, nuk janë më të fortë se ne. Duhet të besojmë patjetër te titulli.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!