Kukësi zbret në fushë, pa Ibraimin ndaj Laçit
Kukësi do të presë në ‘Elbasan Arena’ Laçin për llogari të javës së 22-të të Kategorisë Superiore. Barazimi 2-2 të premten e kaluar me Teutën, e ka rritur entuziazmin në kampin verilindor.
Do të mungojë futbollisti më i mirë i tyre Agim Ibraimi i cili përpos një problemi muskulor, ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.
Klubi ka njoftuar në rrjete axhendën përpara se të shkojë te sfida me kurbinasit:
“Skuadra ka zhvilluar sot stervitjen e parë në fushë në prag të ndeshjes ndaj Lacit. Ekipi i drejtuar nga trajneri Mirel Josa, ka zbritur ne kompleksin “Football Republic” paraditen e sotme duke nisur pergatitjet per ndeshjen e mesjaves, ku perballe do te kemi Lacin, me ndeshjen qe do te luhet ne stadiumin “Elbasan Arena”. Grupi ishte i plote nen urdherat e trajnerit, me perjashtim te kapitenit Agim Ibraimi i cili ka nje problem me ligamentin medial por do te mungoje per shkak te numrit te kartoneve. “