Cungu nuk e sheh titullin në Shkodër

Në një lidhje direkte me emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH Sport, Armando Cungu trajneri i U19 kuqezi ka deklaruar se në betejen për titull pas 21 javëve sheh jo Vllazninë por Laçin dhe Partizanin.Tekniku u fut në detaje te problematika e Vllaznisë kur tha:

Ishte ndeshje e dobët, e mefshte nga të dy ekipet. Tirana ishte më e qartë në veprimet sulmuese edhe më sakëësisht në veprimet individuale të lojtarëve që i fituan ndeshjen asaj.Vllaznia nuk ka forcë, impulsin për të vënë në rrezik kundërshtarin. Kjo është problematika kryesore.

Edhe janari i ka bërë më shumë dëm Vllaznisë sa i përket merkatos, nuk mund të them se ka munguar dashamirësia e drejtuesve, por ka afruar lojtarë të cilët deri tani që flasim rrinë në stol e nuk bëhen pjesë e ndihmës, dhe në minutazh nuk jusfitikojnë asgjë. Ky është minus i madh në këtë faze të kampionatit.

Vllaznia në këto javë më është dukur një skuadër shumë e vakët, janari duket se i ka bërë shumë dëme. Krymi nuk duhet të hiqet nga fusha e lojës. E kuptoj logjikën e trajnerit, që kërkon të shtojë forcën sulmuese, por mund të prishë ekuilibrat në skuadër”.

Të jemi të qartë, askush nuk e ka pritur këtë ecuri të Vllaznisë, por kishte fatin e mirë që shfrytëzoi kohën e gjatë për tu stërvitur. Ndërkohë, ekipet e tjera patën problem. Vllaznia nuk e ka stofin e skuadrave të tjera, Partizanit, Tiranës, Laçit apo Teutës. Është diçka që e rëndon nga ana psikologjike”.

I bëj thirrje Vllaznisë, si trajner dhe si shkodran që Vllaznia të paraqitet si kampione në fushën e lojës, në të kundërt mund të rrezikojë edhe Europën. Duhet ta marrin me qetësi situatën, jo me nervozizëm.

Në këto momente që flasin e kam të vështirë për ta kapërdirë si shkodran, por profesionalisht e shoh Laçin shumë më afër titullit se ekipet e tjera, e Partizanin po ashtu. Por të parin Laçin” ,tha Cungu nga banesa e tij në Shkodër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!