Pas ndeshjeve/ Flasin trajnerët e Superiores

Java e 21, Kategoria Superiore:

Rubrika,teknikët pas ndeshjes, shkurt:

Vllaznia- Tirana 1-2

Tomas Brdariç, Vllaznia:Duhet ta analizojmë humbjen e sotme dhe të përpiqemi të rregullojmë gjithçka në të ardhmen.”

Orges Shehi, Tirana: “Kur fiton ka plot mesazhe, kur humb nuk ka mesazhe. Mund të jenë kënaqur skuadrat që ndjekin Vllazninë, por në kemi punën tonë.”

Partizani-Laçi 1-1

Ilir Daja, Partizani: Ishte një ndeshje me shumë ritëm, ku të dyja ekipet kërkuan ta fitonin ndeshjen. Çedoi pjesa e ekuilibrit.”

Shpëtim Duro, Laçi: E kam thënë që kam një ekip perfekt, nuk mendohej kështu para se të vija”

Kastrioti- Apolonia 0-0

Ramazan Ndreu, Kastrioti:Nuk ishim të qetë, Apolonia luan pa presion‘.

Fabricio Kamrata, Apolonia:Ishte një pikë e merituar për mënyrën se si shkoi ndeshja. Jam i lumtur për atë që tregoi skuadra në ndeshjen e sotme.”

Bylis- Skënderbeu 1-0

Dovedan, Bylis:Pavarësisht fitores së sotme, asgjë nuk ka përfunduar. Ishte shumë e rëndësishme kjo fitore, por ka ende rrugë përpara “.

Migen Memelli, Skënderbeu:Në fushën e Ballshit, nuk para krijohen shumë raste. Nuk kanë krijuar skuadrat kryesuese, jo më ne.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!