Shorti i Kupës së Mbretit, luhet pas një jave…
Shorti për 1/8 e Kupës së Mbretit në Spanjë ka përcaktuar duelet e radhës me të veçantën që në këtë tur mungojnë dy klubet e mëdhenj të Madridit, Real e Atletiko tashmë të eleminuara. Sikundër dhe skuadra tjetër Getafe. Ende në garë me ‘flamurin’ e Madridit, Rajo Vajekano.
‘Copa del Rey’ u shortua sot dhe ndeshjet do të luhen më 26, 27 dhe 28 Janar.
Këto janë çiftet:
Alkojano-Athletik Bilbao
Navalkarnero-Granada
Xhirona-Vijarreal
Vajekano-Barcelona
Almeria-Osasuna
Vajadolid-Levante
Sevilja-Valencia
Betis-Real Sociedad