Manaj në Seria A? Barcelona, blini kartonin

Barcelona pengon Rei Manajn për të kapur një ekip në Seria A ose B në Itali. Me Barcelonën B gjatë javëve të fundit, lushnjari kuqezi, ka treguar progres permanent dhe Krotone në Seria A por dhe ish- skuadra e tij Peskara në B, duan sherbimet e 23 vjeçarit.

Mirpo futbollisti i cili u ble nga Albasete nuk lëshohet në huazim nga klubi katalanas me motivin që duan të nxjerrin ato para që shpenzuan kur e morën nga ekipi i Secunda Division.

Me gjasë kjo është arsyeja pse klubet italiane kanë marrë përgjigje negative për huazimin, duke mësuar se Manaj mund të largohet nga Barcelona vetëm nëse blihet kartoni i tij. 2 milionë euro duket vlera ku tentojnë katalanasit për sulmuesin shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!