E turpëroi Alkojano, Zidan një kukull te Reali

Superkupa e Spanjës një zhgënjim ndërsa Reali u eleminua nga Bilbao por ajo që ngjau të mërkurën në Kupën e Mbretit duke u eliminuar që në 16-she nga Alkojano (2-1 pas kohës shtesë), ka mbyllur shumë histori të klubit që më së shumëti në arritje sportive, renditet i pari në botë.

Dhe faji nuk është vetëm i futbollistëve kur skuadra eleminohet nga kompeticioni i Kupës së Mbretit nga një ekip i kategorisë së tretë. Florentino Perez, presidenti i galatikëve, duhet të jetë i informuar që Zinedin Zidan ka kohë që ngjan me një kukull brenda klubit të bardhë.

Fakti që francezi nuk flet me shumë lojtarë në dhomat e xhveshjes, tregon se ai qëndron kot në stol. Është ‘Diario Sport’ e cila shkruan: “Zidane lleva meses sin hablar con algunos de sus jugadores” (Zidan nuk flet prej muajsh me disa lojtarë të tij).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!