Hamilton me Koronavirus, izolohet në Bahrein
Nuk mjafton të jesh kampion bote. Koronavirusi nuk pyet dhe prek edhe britanikun Luis Hamilton. 7 herë kampioni i botës në Formula 1, është testuar tri herë javën e kaluar dhe ka dalë negativ. Për herë të fundit më 29 nëntor.
Por, “Të hënën e kaluar, piloti u shfaq me simptoma të lehta dhe është informuar në të njëjtën kohë se një kontakt i tij ka rezultar pozitiv, para arritjes në Bahrein”, ka thënë ekipi i tij.
Prandaj Luis është testuar edhe një herë dhe ka dalë pozitiv. Kjo gjë është konfirmuar pas ritestimit”, shkruan ekipi i kampionit.
Piloti i Mercedes do të mungojë në garën Sakhir Grand Prix në Bahrein këtë fundjavë ka njoftuar ekipi i tij sot.
Sakaq, ai ka simtoma të lehta por tashmë mbetet në izolim deri në testin e radhës.