Kukësi fiton ‘Gegën’, tekniku drejt Rinasit

Duket si personale. Njerëzit e prekur me COVID-sipas rastit, lipset të gjëjnë forcë e metoda efikase për ta kaluar sa më lehtë. Kështu i ngjau Skënder Gegës i cili nga sot mësohet se ja ka hedhur infeksionit. Prej dy javëvëve duke u kuruar në Turqi, tropojani 57 vjeçar, sipas klubit Kukësi, me gjasë e ka kaluar COVID-19 dhe është nisur drejt Shqipërisë.

Njoftimi:

“Trajneri Skënder Gega ka lënë sot spitalin! Duke parë ecurinë pozitive, efektin dhe rezultatet pozitive të terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzion dhe falë progresit pozitiv që ka qenë shumë i shpejtë duke rregulluar të gjitha parametrat, është lejuar të fluturojë drejt Tiranës. Gega mbërrin sot në Rinas në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit.

Gega u kurua në BHT Clinic dhe doktori specialist që e ndoqi me shumë përkushtim ishte shqiptari Gersi Alisha. Në emër të klubit të Kukësit e falënderojmë”,shkruan Kukësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!