Liga e kampionëve, Inter pret Realin me mungesa…
Në Grupin A, Bajernit mund t’i mjaftojë barazimi sot ndaj Salsburg për të kaluar te 1/8-at por takimi tjetër mes Atletikos dhe Lokomotivës, i gjithi për tu parë. Madrilenët e kanë detyrim fitoren.
Në Grupin B, situata pritet të jetë e koklavitur deri në javën e fundit. Reali dhe Interi të nisur favoritë, befas janë në fund.
Aq më tepër që sonte do përballen në ‘San Siro’ ku miqtë kanë lajmëruar disa mungesa. Gladbah pret Shahtjorin në shtëpi duke nisur nga ora 18:55.
Pranë kualifikimit të parakohëshëm edhe Junajtid e Liverpul. Gjithnjë nëse fitojnë duelet sot respektivisht me Olimpiakos e Atalantën.
Programi i ndeshjevesot në Ligën e kampionëve:
Ora 18:55
B’ Gladbah-Shahtjor Donjetsk
Olimpiakos Pire-Mançester Siti
Ora 21:00
Bajern Mynih- Salsburg
At. Madrid-Lokomotiva Moskë
Inter-Real Madrid
Ol. Marsejë-Porto
Liverpul-Atalanta
Ajaks- Midjyland