Uzuni në versionin Ronaldo, beratasi magjistari i ri…

Një gol i jashtëzakonshëm i Uzunit vendos në vështirësi gjigandët e Juves të cilët barazojnë me Ronaldon dhe fitojnë në shtesë me Moratën.

Çelsi dhe Sevilja pas fitoreve të sotme ndaj Rëne dhe Krasnodar ndërsa fituan me të njëjtin rezultat 1-2, sigurojnë matematikisht kalimin të fazën e 1/8 të Ligës së kampionëve.

Në grupin B aty ku Barcelona fitoi në Kiev pa Mesin, ka marrë edhe kualifikimin zyrtar për në 1/8. Sikundër edhe Juventus teksa në mënyrë surprizë gati sa nuk u ndal prej Ferencvarosh të një Myrto Uzuni magjistar e goelador. Goli i fitores bardhezi nga Alvaro Morata në të 92-ën, i prish festën beratasit.

Finale dramatike edhe te PSG -Lajpcig. Francezët domosdoshmërisht luajtën dhe morën tri pikë për të synuar daljen nga Grupi H. Fiton edhe Lacio e Mançester Junajtid.

Shifrat sot Champions League:

Rëne-Çelsi 1-2

Krasnodar-Sevilja 1-2

Dortmund-Klub Bryzh 3-0

Dinamo Kiev-Barcelona 0-4

Juventus-Ferencvarosh 2-1

Lacio-Zenit 3-1

Mançester Junajtid-Bashaksehir 4-1

PSG-Lajpcig 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!