Superiorja pa ndalesë, sot 5 duele…
● Java e 4-ët: Tri takime e para nisin në 13:45 ndërsa Kukësi-Laçi dhe Teuta- Vllaznia në 16:45.
Superiorja me galopim të shpejtë. Humbja e kohës me bojkotin pa vlerë por dhe ndalesa prej ndeshjeve të Kombëtares, i ka shtyrë drejtuesit e garës të dendësojnë takimet e parashikuara në kalendar dhe të luajnë çdo tri-katër ditë.
Kështu sot të pesta sfidat pritet të japin maksimumin në fushë. Dueli i ‘Niko Dovana’-s ndërmjet Teutës dhe Vllaznisë kryesuese, merr vemendje maksimale. Në ‘Elbasan Arena’ Laçi udhëtues dy herë brenda tri ditëve. Të dielën luajti me Partizanin, sot e pret Kukësi.
Garë e ndezur pritet dhe në Apolonia- Partizani e Skënderbeu- Kastrioti.
Tirana ndaj Bylis në tapetin e ri të ‘Selman Stërmasit’. Për një fillim të ‘ri’…
Programi sot:
Apolonia-Partizani
Tirana-Bylis
Skënderbeu-Kastrioti
Kukësi-Laçi
Teuta-Vllaznia