Tirana me modul të ri, Dede imponohet nga mungesat

Te Tirana, ganezi, Isak Giamfi nuk po stërvitet, pasi ka probleme me qafën. Që prej takimit me Vllazninë kur mesfushori ra frikshëm me kokë mbi tapet dhe u transportua me urgjencë për në spital. Edhe pse klubi ka njoftuar dje se lojtari është aftësuar, ai do të mbetet nën kontrollin e mjekëve të specializuar…

Por veç Giamfit, Nevil Dede në këtë takim të dytë në krye të bardhebluve ndaj Bylis, do vuajë të tjerë futbollistë të cilët nuk do mund ti ketë në dispozicion. Çelhaka, Kale dhe Toshevski, të pamundur.

Ka rekuperuar Torasa por stafi mjekësor jep garanci vetëm në fundjavë për ndeshjen numër 5 të Tiranës. Kështu kampionia e vendit, sot në ‘Selman Stërmasi’, pritet të kompozohet me skemën taktike 3-5-2.

Nisur nga kontigjenti, Tirana duket se do jetë e orientuar te disa spostime në fushë por me gjasë maja e sulmit do ti besohet dyshes Muçi-Sasraku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!