Kukësi grumbullohet në Elbasan, ndaj Laçit…

Për Kukësin ndeshja e nesërme ndaj Laçit në ‘Elbasan Arena’ për javën e 4-ët, ka rëndësi të madhe. Verilindorët e kompozuar me kontigjent tjetër këtë edicion ndërsa nuk mungojnë elementët cilësorë, po vuan mungesën e pikëve por dhe penalizimet nga infektimi me COVID-19. Aq më tepër që tekniku Gega ende nuk ka lajmëruar rikthimin te skuadra.

Gjithësesi, në kampin e nënkapionëve ka optimizëm. Trajneri Rrahman Hallaçi pasi ka rrëmbyer një pikë të vyer ndaj Teutës ( 0-0 java 3) me të tijtë, e para sezonale për Kukësin,ka stërvitur skuadrën me ritëm.

Mungesat e Kuper dhe Hetemajt, e kanë detyruar teknikun të ftojë për ndeshjen me bardhezinjtë edhe futbollistë nga U21 si Osma, Karaj dhe Bylyku.

Klubi zbardh axhendën e së mërkurës në rrjete:

Postimi i Kukësit:

“Ekipi ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen ndaj Laçit. Në kompleksin “Football Republic”, skuadra ka zhvilluar stërvitjen e fundit me Rraman Hallaçin para ndeshjes së javës së katërt, ku veç trajnerit Gega, mungesa janë edhe ato të Cooper dhe Hetemaj që ndodhen në karantinë, por fatmirësisht pa shqetësime. Për ndeshjen ndaj Laçit, Hallaçi ka grumbulluar për herë të parë edhe 3 talente nga Kukësi U21. Xheron Osma, Kristi Karaj dhe Irvi Bylyku do të jenë me skuadrën në Elbasan të gatshëm për ndeshjen ndaj Laçit. Ekipi ka udhëtuar sot drejt Elbasanit dhe do të qëndrojë i grumbulluar. Ndeshja ndaj Laçit luhet nesër duke nisur nga ora 16:45 dhe do të transmetohet në Supersport 3.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!