Leonardo tifozëve: Do rinovojmë me Mbape, Nejmar…
Gjatë një interviste të gjatë për klubin e tij në të cilën ai u përgjigj pyetjeve të tifozëve të PSG-së, drejtori i PSG braziliani Leonardo foli për situatën në lidhje me rinovimin e yjeve të klubit francez:
“Kontaktet tashmë kanë filluar, ka kohë. Unë nuk dua të flas gjithmonë COVID-19, por nuk mund ta injorojmë dhe duhet të përshtatemi.
Ne filluam të flasim për rinovimet e Mbape, Nejmar, Di Maria, Bernat dhe Draksler. Ne do të intensifikojmë diskutimet në javët e ardhshme “.
Më pas Drejtori sportiv tha diçka lidhur me Mauro Ikardin:
“Ne huazuam një lojtar që shënoi 25 gola në sezon. Ne e shikonim atë mirë dhe vendosëm ta konfirmonim. Të gjithë ranë dakord: opsioni ishte 70 milion. dhe kemi arritur të marrim me ulje. Do të jetë i rëndësishëm në 5 vitet e ardhshme. Ishte sezonin e kaluar, edhe pse ai luajti pak në ‘Final-8′”
Le dossier des prolongations de contrat ✍️#AskLeo pic.twitter.com/bz1gPuO3pH
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) November 10, 2020