Leonardo tifozëve: Do rinovojmë me Mbape, Nejmar…

Gjatë një interviste të gjatë për klubin e tij në të cilën ai u përgjigj pyetjeve të tifozëve të PSG-së, drejtori i PSG braziliani Leonardo foli për situatën në lidhje me rinovimin e yjeve të klubit francez:

Kontaktet tashmë kanë filluar, ka kohë. Unë nuk dua të flas gjithmonë COVID-19, por nuk mund ta injorojmë dhe duhet të përshtatemi.

Ne filluam të flasim për rinovimet e Mbape, Nejmar, Di Maria, Bernat dhe Draksler. Ne do të intensifikojmë diskutimet në javët e ardhshme “.

Më pas Drejtori sportiv tha diçka lidhur me Mauro Ikardin:

“Ne huazuam një lojtar që shënoi 25 gola në sezon. Ne e shikonim atë mirë dhe vendosëm ta konfirmonim. Të gjithë ranë dakord: opsioni ishte 70 milion. dhe kemi arritur të marrim me ulje. Do të jetë i rëndësishëm në 5 vitet e ardhshme. Ishte sezonin e kaluar, edhe pse ai luajti pak në ‘Final-8′”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!