Kelaifi fiton gjyqin: ‘Vendimi ishte fitore’

Naser Al-Kelaïfi, presidenti i Paris Saint-Germain, mori pafajësinë pas një gjyqi të mbajtur muajin e kaluar para Gjykatës Federale Penale në Bellinzona.
Prokurori zviceran kishte kërkuar njëzet e tetë muaj burgim, me pezullim të pjesshëm të dënimit, të numrit 1 të klubit parisien për çështjen “FIFAgate”
Sipas TMW, Al-Khelaifi u dënua për korrupsion në hetimin për dhënien e të drejtave televizive për Kupën e Botës 2026 dhe 2030 (për zonën e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut), si drejtues i beIN Media Group.
“Pas katër vjet akuzash të pabaza, akuzave false dhe sulmeve të vazhdueshme ndaj reputacionit tim, sistemi gjyqësor më ka pastruar plotësisht. Vendimi i sotëm është një fitore,” tha ai duke u shfaqur mjaft i kënaqur.