Mane nga Seria A te Laçi
Një senegalez i Seria A, huazohet te bardhezinjtë.
Sipas “Tuttomercatoweb”, Bachir Mane, kartonin e të cilit e ka klubi verdheblu i Veronës, do të huazohet te Laçi në Kategorinë Superiore.
“Hellas Verona është gati të huazojë mesfushorin e klasit ’97 Bachir Mané, ish-lojtar i Carpi. Marrëveshja e arritur me KF Laci, një skuadër e divizionit të lartë shqiptar”-shkruan TMW.
Mane, i datëlindjes 1997, luan mesfushor shkatërrues dhe është 1.88 i gjatë.
Verona dhe Laçi kanë arritur marrëveshjen për huazimin e senegalezit, i cili pritet të vihet shumë shpejt nën urdhrat e Armando Cungut.