Mbyllet merkato, Laçi e Teuta, afrime kampionësh

Mbrëmjen e sotme (24:00) pritet që të bjerë ‘gongu’ i përfundimit të merkatos aktuale.

Sipas asaj që FSHF ka publikuar më herët, afati i sesionit të merkatos verore nga 12 shtatori, me aprovimin e FIFA-s, u shty deri në orën 24:00 të datës 2 tetor.

Kësisoji, edhe pse futbolli në Shqipëri ka mbetur në ‘lluc’ për shkak të bojkotit të Ligës, mbrëmjen e sotme pritet që të bjerë ‘gongu’ i përfundimit të merkatos aktuale.

Megjithatë duket se ka ende për të parë ndonjë goditje të rëndësishme të klubeve të Kategorisë Superiore. Dhe këtu nuk bëhët fjalë për Tiranën, Laçin dhe Teuten të cilat duket se kanë pikasur lojtarët efikasë për të synuar trofetë e sezonit futbollistik 2020/21.

Te Kukësi pas asaj vale të paparë largimesh, janë duke punuar të bëjnë të tyrin edhe tri- katër goditje sot. Agim Ibrahimi dhe Shqipërim Taipi, me gjasë kanë pranuar ofertn por te verilindorët janë dhe dy lojtarë të pistës jashtë vendit që presin të firmosin sot.

Vllazia një tjetër klub i cili ka tjetërsuar jo vetëm drejtimin në klub por dhe fizionominë e grupit, mund të ketë ruajtur ndonjë ‘xhevahi’ për ta prezantuar sot.

Edhe Bylis pasi afroi dje dy lojtarë të rinj si Marselino Preka dhe Klaus Alinani, mund të shfrytëzojë orët në vijim për të tjera goditje. Ndoshta këtë strategji po ndjek edhe Skënderbeu i ri…

Kastrioti ka deklaruar se ka mbyllur, ndërsa Apolonia vijon ti besojë grupit tashmë të konfiguruar. Nga ana tjetër, Partizani qëndron i kushtëzuar nga organizmat e FIFA-s për të mos kryer lëvizje në hyrje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!