Kukësi prezanton dy futbollistë…

Klubi verilindor i Kukësit përmes njoftimeve për shtyp, ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Mehdi Hetemaj dhe të mesfushorit Ersil Ymeri.

Mbrojtësi shqiptar, i lindur në Austri, ka firmosur kontratën për 2 sezonet e ardhshme. Ai vjen në Shqipëri nga kampionati austriak, ku ka luajtur me ekipe të ndryshme. Së fundmi, 23-vjeçari ka qenë pjesë e Viener Neustadt. Në të kaluarën, ai ka luajtur edhe me përfaqësuesen e Austrisë U-18.

Edhe shkodrani Ersil Ymeri lidh kontratë 2 vjeçare me verilindorët. Mesfushori 26-vjeçar u bë i njohur teksa u aktivizua me Kamzën për të kapur majën e formes sportive te Kastrioti. Pas një aventure të fundit te Llapi në Ipko, lojtari kthehet të luajë në Superiore. Ymeri u prezantua sot në zyrat e klubit të Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!