Fiore hap ankand për Kiezën…
Ngjet dhe kështu: Roko Komiso, presidenti i Fiorentinës në Seria A, fton klubet e intersuara për të paraqitur ofertat konkrete për Enriko Kiezën.
Në fakt merakto në Itali ka hyrë në javën e fundit ndërsa klubi vjollcë nuk është i gatshëm të presë 24/48 orët e fundit. ‘Corriere Fiorentino’ shkruan se kushdo që dëshiron Kiezën ka kohë deri të shtunën për të paraqitur një ofertë.
Sakaq, klubi nga Firence ka bërë sot publik lajmin se Kevin-Prince Boateng përfundimisht i ka kaluar Monzës. Gjithashtu Fiore, ka rinovuar edhe me disa futbollistë të saj.
Mes tyre edhe numri 10 i ‘vjollcëve’ mesfushori Gaetano Kastrovili i cili me gjasë do shtyjë qëndrimin në qytetin e ‘luleve’ deri në 2025.