Ronaldo dy gola ‘nderi’, Mesi firmos ndaj Vijarrealit

Portugezi pasi shënon të parin me penallti, kërcen sërish lart me kokë duke shënuar golin e barazimit. Mesi defrehet me fitoren 4-0 ndaj Vijarrealit ndërsa shënon një penallti.

Barcelona- Vijarreal 4-0

Mbrëmja pas një dite të ngjeshur futbollistike në gjithë botën rezervon ’11 Topa të Artë’ në fushë. Janë Lionel mesi me Barcelonën teksa u ndesh me Vijarreal në La Liga dhe Kristiano Ronaldo në forcë të juventus sot udhëtues në Romë për javën e 2-të Seria A.

Ndonëse revoulucioni ende nuk ka përfunduar te Barcelona, sot ndaj të verdhëve të Vijarrealit, ekipi blaugrana i drejtuar nga Ronald Koeman, shënoi një ‘thes’ me gola. Dopieta e 17 vjeçarit Ansu Fati u ndoq nga goli i tretë i Mesit nga pika e penalltisë përpara se Pau Torres të shënonte në portën e tij për 4-0.

Në fraksionin e dytë miqtë ia dolën të shënonin një gol por ai u anullua nga VAR.

Roma- Juventus 2-2

Debutim fantastik i Marash Kumbullës me Romën.

Në ‘Olimpico’, Roma vendos ti japë zyrtarisht një fanellë titullari Marash Kumbullës pikërisht ndaj një rivali të madh si Juve. E para pjesë, sheh në vështirësi formacionin e Andrea Pilos. Fillimisht nga një penallti për Romën shndërruar në gol nga Veretout e më pas po një penallti e kthyer në gol nga Ronaldo për Juventus lënë në balancë shifrat derisa në minutën e parë shtesë (45+1) sërish Veretout kalon përpara verdhekuqtë romakë.

Me një futbollist më pak pas daljes me të kuq të Rabiot, bardhezinjtë arrijnë të barazojnë dhe është sërish ish-galaktiku Ronaldo që bën 2-2 final. Kërcimi i fuqishëm me kokë me topin që shkon në rrjetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!