Pista e Soçit njeh rekordin e ri të Hamilton
Në Soçi ka tifozë, ka garë dhe ka një Luis Hamilton madhështor në ‘finale’…
Luis Hamilton ka gati ‘barazimin’ e fitorëve ndaj legjendës Mikael Shumaker. Deri tani ata janë në kufinjtë 90-91 por nesër gjithëçka mund të flasë për britanikun e Mercedes.
Ngjan një garë e mësuar përmendësh për Hamilton.Në Soçi pista nuk ishte shumë’sportive’me kampionin e botës në fuqi por në provat e treta zyrtare,numri 44, ia doli të marrë vendin e parë të nisjes nesër,e të vendosë rekord të ri për pisten ruse.
Pas tij erdhi Maks Verstapen i Red Bull ndërsa i treti Valteri Botas me Mercedesin e dytë.
Ndërkaq garë për tu harruar e Ferrarit. Vetëm vendi i 11 për Leklerk dhe i 15 për Fetel. Prania e holandezit të Red Bull mes dy makinave të Mercedes, duket se do ta ndezë së tepërmi garen e nesërme zyrtare.
Maks ka ditur të rivalizojë. Lajmin në kufje se ai do niset nga vendi i dytë, e priti me emocionin e një fituesi.