Botas shtyn festën e Hamilton

Dje Luis Hamilton vendosi rekord në pistën e Soçit në provat zyrtare por sot në garë për Çmimin e Madh të Rusisë, fitoi finlandezi Valteri Botas.

Në fakt kanë qënë dy penalizime të britanikut në start dhe më pas shoku i skuadrës së Mercedes, nuk ka lëshuar vendin e parë deri në fund.

Pas Botas në finish, erdhi ai që u nis i dyti. Holandezi Maks Verstapen përpos podiumit mes dy Mercedezëve, u shpall edhe piloti më i mirë në Soçi.

Kështu, shtyhet arritja e rekordit të Shumaker me 91 vende të para. Hamilton mbetet ende te 90-ta por mundësitë për ta barazuar e kaluar, janë me koeficent fare të vogël.

Vetëm vendi i 6 për Leklerk me Ferrarin numër 16 ndërsa fetel, përfundon i 13-ti duke mbetur sërish pa pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!