Kuotat: ‘Masakrohet’ Teuta dhe Kukësi, Laçi reziston…
Në kuadër të turit të dytë kualifikues në EL, ekipet e Superiores Teuta dhe Kukësi, kuotohen në mënyrë të papërfillëshme. Laçi shihet ndryshe…
Kompanitë e basteve ‘masakrojnë’ skuadrat Shqiptare. Sidomos Teuta dhe Kukësi, fitoret apo barazimet e tyre ndaj Granadës dhe Volfsburgut, as që merren fare në konsideratë. Paçka se të dyja ekipet e Kategorisë Superiore, luajnë në shtëpi.
Disi më frikë ‘ustallarët’ te ndeshja Laçi- Hapoel Ber Sheva. Edhe këtu favorite sipas tyre është skuadra izrealite por bardhezinjtë shihen më të fortë krahasuar me skuadrat e tjera.
Ashtu sikundër Drita Gjilan dhe Shkëndija Tetovë. Kompanitë i shohin me mundësi reale kualifikimi.
Edhe Renova ndaj Hajduk Split kuotohet jashtëzakonisht ulët. Fitorja e kroatëve sipas ‘Bookmakers’-ëve, nuk diskutohet.