Cungu njofton konferencën, Ber Sheva i druhet Nuabuezes

sportiim2

Në vigjilje të takimit të nesërm në turin e dytë kualifikues, Laçi bën gati axhendën. Analizat në favor të kurbinasëve.

Konferenca për shtyp e teknikut Abukasis do të jetë në 18:30.

Kurbinasit:

Laçi është gati. Të gjithë në sulm për të shkuar te suksesi ndaj Hapoel Ber Sheva-s. Skuadra ka kryer dje analizat dhe sipas informacionëve kofidenciale të gjithë futbollistët kurbinas janë negativë.

Sot trajneri Armand Cungu ka planifikuar konferencën për shtyp duke nisur nga ora 17:00. Më pas seanca stërvitore dhe rikthimi në hotel.

Izrealitët:

Hapoel Ber Sheva ka zbarkuar që mbrëmë në Rinas për tu akomoduar në Tiranë. Sot pritet të dalë në seancë stërvitore në ‘Elbasan Arena’. Paraprakisht edhe konferenca për shtyp e teknikut Abukasis do të jetë në 18:30.

Ndërkaq në faqen zyrtare të Ber Sheva-s, të shumtë janë ata që e konsiderojnë shumë të vështirë takimin e tyre ndaj bardhezinjëve. Madje duke dhënë edhe receta:

Naor shkruan : ‘Tieni d’occhio il loro attaccante nigeriano… molto pericoloso”

“Mbani sytë hapur ndaj sulmuesit të tyre nigerian…është shumë i rrezikëshëm” duke ju refruar Kirian Nuabuezes i cili vjet në Laç i shënoi Ber Shevës që në minutën e tretë (1-1)

?>