Lotito Lacios: ‘Fitoni Seria A, merrni 10 milionë’
10 milionë euro për Lacion, nëse fiton titullin këtë sezon në Seria A. Kjo është shuma e alokuar nga presidenti i klubit bardhekalter, Klaudio Lotito për fitoren eventuale të ‘Scudetto’-s.
Përllogaritjet shkojnë te rreth 400 mijë € për lojtar, duke bërë që sezoni të futet të shina mjaft interesante. Aktualisht, Lacio e drejtorit sportiv Igli Tare, pozicionohet e dyta në renditjen pas Juventus.
Këtë premio në kohë krize pandemie, Lotito e ka përcjellë në skuadër për t’ju dhënë mesazhin të gjithëve, se që nga seancat përgatitore e deri në finalizim të objektivit (nëse gara fillon), kërkohet impenjim maksimal.
Lajmi është pritur me entuziazëm nga lojtarët. Ndërkaq, pritet që më 3 qershor të kthehet edhe kapiteni Luliç. Vetëm pas kësaj gjithçka do të depozitohet në Ligë, ashtu siç kërkohet nga rregullorja.
Sot në 18:30 merret vendimi përfundimtar i fillimit të kampionatit në Seria A.