Presidenti i Breshias largon Balotelin

Presidenti i Breshias, Masimo Celino, i mbyll derën ‘Super Marios’ duke i dhënë mesazhin e qartë si ai nuk do jetë më me Breshian.

Baloteli nuk ia del as te skuadra ‘mëmë’ Breshia. Nëse të gjithë u binden për të nisur seancat, sulmuesi problematik ka injoruar fillimisht thirrjen e klubit, duke mos u paraqitur. Më vonë, pas bashkimit, nisi të stervitej veçmas.

Aq ka mjaftuar dhe presidenti Celino ka shpërthyer. Duke folur për mediat italiane, Celino tha mbrëmë se Baloteli nuk e ka më mendjen në Breshia.

Ai është djalosh i çuditshëm. Ai nuk e ka mendjen te ne më dhe unë nuk ia di rëndësinë largimit të tij.

Kontrata e tij shfuqizohet automatikisht nëse në biem në Serie B, prandaj sipas të gjitha gjasave, ai do të jetë lojtar i lirë sezonin e ardhshëm, duke e parë gjendjen në të cilën jemi.

Disa herë e lejuam të stërvitet me ritëm të ulët… jemi të zhgënjyer me të, mbase edhe ai do të jetë po ashtu”,- deklaroi kreu i klubit të ‘dallëndysheve’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!