Van der Sar: ‘Titulli? Për të ardhur keq…’
Drejtori i përgjithshëm i Ajax, Edvin van der Sar, komentoi vendimin e Eredivisie për të mos i dhënë askujt titullin.
“Ajaksi ishte në komandën e renditjes, megjithëse në pikë të barabarta me AZ Alkmaar, por me golaverazh më të mirë.
Si futbolliste, ju dëshironi të bëheni kampion. Doni të bëheni në fushë. Ne kemi qenë në epërsi gjatë gjithë sezonit dhe është për të ardhur keq që nuk do të ketë një kampion.
Por në rrethanat është e kuptueshme. Ka gjëra më të rëndësishme se futbolli,” – tha ish-portieri legjend i Holandës, teksa ka komentuar mos akordimin e titullit kampion në Eredivisie.