Holanda mbyll futbollin…

Pas Belgjikës, edhe Eredivisie holandeze është anuluar për edicionin futbollistik 2019-2020. Por ndyshe nga ai belg teksa u njoh kampioni i ri, në Holandë gjërat do të ruhen në ‘sirtar’.

Vendimi i prerë i qeverisë holandeze për të mos lejuar deri në datën 1 shtator zhvillimin e asnjë aktiviteti sportiv në vend, ka sjellë shtyrjen zyrtare të këtij edicioni të Eredivisie.

Ajaks dhe Alkamar dy skuadrat kryesuese edhe pse me diferencë golash, duhet t’i bëjnë llogaritë me edicionin pasardhës.

Në këtë sezon nga kategoria nuk do të bjerë asnjë skuadër, ndërkohë që nga ky vendim i qeverisë holandeze penalizohen skuadrat e ligës së dytë që nuk do të ngjiten dot në elitë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!