Afrika shtyn kompeticionet për klube…
Pandemia globale pasi ka ulur në gjunjë sporte në Azi e Europë, tani duket se po jep ndikimin e saj edhe në Afrikë.
Në këto kushte Konfederata Afrikane e Futbollit (Caf), e cila kishte shtyrë tashmë kualifikueset e Kupës së Kombeve të Afrikës 2021 në Kamerun, njoftoi sot, përveç shtyrjes së kualifikimeve për Kupën Botërore të Femrave nën 17 vjeç, pezullimin e garave për klube.
Kështu gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve të Afrikës (ekuivalentja e Ligës së Kampionëve në Evropë) dhe e Kafe Cup (e njejtë me Europa League), të planifikuar fillimisht për në fillim të majit, janë shtyrë në një datë të mëvonshme.