Francezi Renard dorëhiqet nga Maroku…
Trajneri francez Hervé Renard ka njoftuar dorëheqjen e tij si trajner teknik i Marokut. “Ka ardhur koha për të mbyllur këtë kapitull të gjatë dhe të bukur të jetës sime. Jo pa emocione dhe trishtim, por është një vendim i pashmangshëm që është marrë shumë kohë përpara Kupës Afrikane të Kombeve, 2019″, ka shkruar Renard në llogarinë e tij në Twitter. Maroku u eliminua në turin çerekfinal nga Benini.
Tekniku francez është një njohës i mirë i futbollit afrikan. Gjatë karrierës së tij të trajningut, ai ka drejtuar edhe Zambian, Angolen dhe Bregun e Fildishtë. 50-vjeçari Renard ishte në krye të kombëtares së Marokut, që nga viti 2016.