Kupa e Afrikës spostohet në 2022

Planifikuar për tu luajtur në Kamerun në 2021, Kupa e Afrikës do të mbahet në janar 2022.

Komiteti Ekzekutiv i CAF u mblodh sot për të marrë vendime të rëndësishme lidhur me Kupën e Kombeve të Afrikës.

Për shkak të pandemisë globale edhe në kontinentin afrikan, ndihen pasojat ndërsa drejtuesit e lartë të futbollit, marrin vendime të reja…

‘Sporti im.al’, pasqyroi me detaje finalet e edicionit të kaluar të zhvilluar në Egjipt teksa Algjeria meritoi trofeun. Planifikuar për tu luajtur në Kamerun, në 2021, faza finale do të mbahet në janar 2022.

Datat e turneut dhe ndeshjet e fundit kualifikuese do të njoftohen më vonë. Sidoqoftë, Liga e Kampionëve të Afrikës do të luhet në shtator me formulën e ‘Final-Four’, me datat për tu vendosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!