Kukësi drejt Antalias, tri teste në axhendë…
Pasnesër, Kukësi kampion dimri në Superiore, pritet të marrë rrugën drejt Turqisë.
Në Antalia, ekipi i presidentit Gjici, ka menduar të qëndrojë për minifazën e janarit deri në datën 18-të. Klubi ka bërë me dije axhendën teksa përpos seancave ditore, ka programuar edhe disa takime miqësore.
Kështu Kukësi, pasi ka zyrtarizuar Krasniqin, do të zhvillojë në datën 7 janar testin e parë me Trabzansporin e vendit të tretë provizor në Superligën turke.
Katër ditë më vonë, do të luhet ndeshja me Jeni Malatiaspor. Për t’ja lënë vendin 15 janarit me testin e fundit përpara se skuadra të rikthehet në Shqipëri.
Kundërshtari i fundit vjen nga Rumania. Do të jetë skuadra e Politeknika Iasit. Skuadra e Divizionit A në Rumani vjen pas 5 humbjeve radhazi në kampionat.