Skuadrat e elitës në fushë, Teuta tenton Hebajn

Kategoria Superiore nuk ka kohë për festë të gjatë… Skuadra si Kukësi Partizani apo Tirana, janë gati të shpërngulen për disa ditë jashtë vëndit.

Por edhe Vllaznia teksa Këshilli Bashkiak i akordoi një fond prej 440 milion lek të vjetër për 2020-tën, ka prenotuar Ohrin.

E konsideruar si minifazë e mirëfilltë, stafet teknike janë gati të japin ‘leksione’ deri kur të nisin garat zyrtare.

Sakaq, ekipet e tjera që kane menduar të ushtohen në Shqipëri, nuk mbeten prapa. Teuta e cila duket më pranë afrimit të Rubin Hebajt, ka konfirmuar se do përgatitet në Durrës.

Edhe Bylis fillimisht do nisë nesër në Ballsh. Po ashtu në shtëpi dhe Skënderbeu.

Ndërkohë Laçi, po nesër zbret në fushë. Këtë radhë skuadra e Cungut do grumbullohet në Laç por do ushtrohet në fushën e Mamurrasit.

Tjetër gjë situata me Luftetarin dhe Flamurtarin. Klubet ende nuk kanë shpalosur një strategji të qartë. Gjithësesi, gjirokastritet me gjasë zbresin në terrenin e tyre ditën e hënë në 6 janar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!