Teuta i beson Durrësit, minifaza në shtëpi…

Dora e Martinit u ndie menjëherë. Dy takime 6 pikë dhe durrsakët katapultohen në vend të 5-të me 28 pikë. 3 më pak se kryesuesit e Kukësit.

Ndërkohë Teuta dhe stafi, pasi kanë festuar mbylljen e vitit kalendarik, kanë programuar axhendën e ardhëshme. Minifaza e janarit, sipas asaj që deklaron klubi, do të nisë me 3 janar 2020.

Ndryshe nga disa skuadra, durrsakët kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi.

Klubi shkruan:

Faza përgatitore në Durrës. Drejtuesit e klubit të Teutës kanë vendosur që të zhvillojnë fazën përgatitore në Durrës. Durrsakët do të grumbullohen më datë 3 janar dhe ekipi do të qëndrojë dy javë të plota në grumbullim, ku trajneri Martini do të punojë me lojtarët që ka në dispozicion dhe ata që do të afrohen nga merkato” -shkruan Teuta në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!