Ndeshjet e fundit të 2019-ës, Superiorja e ngjeshur…
Kategoria Superiore ka në program nesër takimet e fundit për vitin kalendarik 2019.
Në fakt, ishte parashikuar të zhvilloheshin edhe sfidat e fundit të fazës së dytë për t’ja lënë gjysmën e edicionit vitit 2020 por tani gjithçka i mbetet kalendarit të ‘firmosur’ nga Sektori i Garave në FSHF.
Kësisoji, nesër duelet Bylis- Luftetari, Laçi-Tirana, Flamurtari-Teuta (sfida këto në 13:00) dhe Partizani- Vllaznia e Kukësi-Skënderbeu, pritet të mbyllin llogaritë për 2019-tën duke nisur nga ora 16:00.
Ndërkaq, sot luhen edhe takimet në Kategori të Parë.
Në Grupin A kryesuesit e Kastriotit presin në ‘Redi Maloku’ Veleçikun ndërsa Pogradeci i pari te grupi B, ka një ndeshje të vështirë në shtëpi me Orikumin.
Supertakimi Besa- Lushnja,për grupin e jugut, zhvillohet nesër në roën 13:00.