Ribaj, koha për tri pikë…
Flamurtari-Luftetari, vjen këtë javë Superioreje si një sfidë mes rivalësh. Vetëm se këtë radhë, skuadrat e jugut, do ta kenë domosdoshmëri marrjen e rezultatit poziv.
Aspak e denjë performanca e vlonjatëve në 12 javë kmapionat me vetëm 4 pikë. Jo larg tyre Luftetari që sot ka patur firo në drejtim. Administratori Artan Lazaj, ka njoftuar divorcin dhe situata te bluzinjtë bëhët edhe më e vështirë.
Ndërkaq, për ‘RTSH Sport’, Andi Ribaj ka folur për situatën te Flamurtari. Fieraku thotë se te kampi i tyre ka optimizëm dhe se ndaj fqinjëve do synohen tri pikët.
‘Një ndeshje e vështirë por do hyjmë në fushë vetëm për 3 pikë. Nëse fitojmë janë 3 pikët e para në këtë kampionat, kemi shpresë. Edhe ata do të bëjnë ndeshjen e tyre dhe jemi në fushën tonë nuk duhet të tolerojmë.
Ndeshjet e fundit na japin optimizëm sepse kemi pasur shumë raste dhe duhet t’i shfrytëzojmë. E kemi nisur kampionatin me vonesë por gjërat po ecin në rrugën e duhur”, -ndër të tjera Ribaj