Tetova: Egnatia e përqëndruar, duam titullin

E presin me padurim finalen editës së diel (nesër) për të tentuar titullin e parë në histori. Te kampi i Egnatias teksa fituan Kupën e Shqipërisë pak ditë më parë, janë të bindur se e meritojnë trofeun e kampionatit.

Në konferencën për shtyp, para takimit ka folur trajneri Edlir Tetova.  Trajneri durrsak i rrogozhinasve do të shprehej ndër të tjera:

E mbyllët kampionatin e rregullt të parët, por për fatin e keq tuajin do të luani nesër një finale për titullin. Si ndiheni?

Na vjen keq, sepse e kemi udhëhequr kampionatin që nga java e 3-të e deri tek e fundit, e 36-ta.

Si është atmosfera tek Egnatia?

Skuadra është maksimalisht e përqendruar, e kemi përgatitur gjithçka në detaje për këtë finale ndaj Partizanit. Besoj se do të bëjmë më të mirën.

Si ju dalin llogaritë?

Normalisht, gjithçka është e detajuar, pasi bëhet fjalë për një finale. Lojtarët do të luajnë me të gjitha forcat e tyre.

Pikat e dobëta të Partizanit…

Nuk dua të shprehem për këtë pjesë. Gjithkush merr masat e tij.

Lojtari i Partizanit që do t’ia hiqje kundërshtarit të nesërm?

Nuk do t’i hiqja asnjë lojtar, pasi mendoj vetëm për ekipin tim dhe si të japim maksimumin.

Sa ndikon eksperienca në një finale si kjo?

Nuk besoj se vlen aq eksperienda. Është një format i ri dhe gjithçka e re. Ekipi im, pas fitimit të Kupës së Shqipërisë ka entuziazëm. Jam i bindur se do të japim më të mirën.

Finalen e fundit ndaj Partizanit, atë të Superkupës, e keni humbur…

Është diçka të tjetër. Besoj se kjo finale do të ketë dinamikë ndryshe.

A jeni gati psikologjikisht?

Është rast i rrallë që për 1 vit të prekësh 4 finale. Kjo i bën mirë ekipit, e rrit psikologjikisht. E përsëris, finalja e Superkupës dhe ajo e nesërmja nuk kanë asnjë lidhje.

Një koment për positmet e Partizanit në rrjetet sociale

Nuk komentoj çfarë bën ekipi kundështar, jam i fokusuar tek ajo që ekipi im do të japë në fushën e lojës.

A keni strategji fiske për këtë finale?

Finalet janë për lojtarët, patjetër që stategjitë janë të pranishme. Janë dy skuadra që kanë përfunduar në dy vendet e para të renditjes, ndaj kërkohet përqendrim total dhe vlerësim maksimal për ta fituar këtë finale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!