Gazmend Demi: ‘Gjithkush të ndihet i lumtur për derbin në ‘Air Albania Stadium’

Gazmend Demi i ka idetë e qarta. Kreu i klubit të Partizanit në një intervistë për ‘RTSH Sport’, prek situatat aktuale të klubit të tij dhe shprehet se ‘Air Albania Stadium’, do të jetë arena ideale për t’u luajtur derbi me Tiranën. Vlerëson Tiranën e këtij sezoni dhe uron të fitojë Partizani.

Intervista:

A mendoni se pas ndeshjeve të kombëtares vetëm derbi i kryeqytetit mund të ndezë stadiumin “Air Albania”

Demi: Jo vetëm e mendoj por e besoj se gjithmonë derbi e ka ndezur edhe stadiumin e mëparshëm “Qemal Stafa”.

A do të doje që derbi që po afron të luhet në stadiumin “Air Albania”, meqë fusha e “Selman Stërmasit” në kohët e fundit ka pasur probleme?

Demi: Edhe sikur fusha të mos ketë probleme, jo vetëm unë, por të gjithë, si Tirana, ashtu edhe FSHF do të jetë e lumtur që derbi të luhet atje. E pashë që është gati, patjetër që do të zhvillohet atje.

Mendoni se kjo ndeshje duhet zhvendosur në fundjavë si ditë pushimi meqë në kalendar është në ditë të mërkurë?

Demi: Këto nuk i vendos unë, normalisht të diskutojnë drejtuesit tanë meqë jemi organizatorë, të jetë dakord edhe Tirana. Mendoj se do të ketë dashamirësi për t’u zhvilluar në fundjavë. Por edhe nëse bëhet në mesjavë, ndeshja është në darkë e nuk është problem.

Si mendoni se do të përfundojë derbi këtë radhë?

Demi: Në këto vite kemi qenë fituesit, shpresoj prapë të jemi fitues. Më bëhet qejfi që këtë vit të dy skuadrat janë rivalizuese për titull. Për mua të jetë Fair Play, kuptohet që dëshirë kam të fitojë ekipi im.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!