Shehi para Egnatias: S’kemi kohë për të humbur kohë

Nesër në orën 19:00 në ‘Air Albania Stadium’ ndeshja finale e ‘Final Four’ prej së cilës do të dalë ekipi kampion i Shqipërisë në futbollin e meshkujve për edicionin 2023/2024. Përballë do të jenë Partizani- Egnatia, me dy skuadrat që vijnë në këtë takim me orekse të shtuara.

Në vigjilje të këtij ballafaqimi i cili do të gjykohet nga Entoni Tejlor( (Ang), trajneri i të kuqëve Orges Shehi u shfaq këtë mesiditë para mediave ndërsa mes të tjerave tha:

Nesër sfida e fundit për titull…

Është ndeshje e fundit dhe më e rëndësishmja, pasi përcakton skuadrën kampione. Është një finale që vë përballë dy ekipet më të forta dhe triumfuese, do të triumfojë ai që gabon më pak. Protagonistët në fushë janë lojtarët, ndërsa trajnerët i udhëheqin ato. Aktorët më të rëndësishëm janë futbollistët, varet nga mënyra se si do ta intepretojnë ata lojën. Janë të pakta finalet që skuadrat dominojnë të gjithë takimin. Episodet mendoj se do të bëjnë diferencën.

Çfarë ka Partizani më shumë se Egnatia? 

Nëse do të shikojë diçka të tillë, i bie të mos merrem me lojtarët e mi. Rrogozhinasit kanë skuadër serioze, edhe ne do të japim më të mirën për të fituar. Kemi një president që nuk lodhet kurrë, kemi tifozët më të mirë dhe lojtarët më të shkëlqyeshëm. Dy ekipe me pikë të barabarta në fund të kampionatit, ndaj sfida e fundit mes tyre, kjo finale, do të jetë spektakolare. Duhet të fitojmë me tru dhe këmbë. Zemra është prezente, shpresoj të kemi mbështetje të madhe të tifozëve.

Sa e dëshiron Shehi titullin e dytë me dy ekipet e kryeqytetit? 

Jam ende në garë për ta fituar titullin dhe sigurisht që ta arrish këtë është kënaqësi. Kur je kaq afër, sigurisht që dëshiron të jesh ti ai që feston. Duhet përqendrim maksimal, koha ikën, ai që mbetet është trofeu.

6 fitore radhazi, a është pika kulmore e Partizanit? 

Kemi bërë mirë në ndeshjet e fundit. Përveç fitoreve kemi shprehur një lojë të mirë dhe kemi treguar agresivitet, grintë, kompaktësi, që janë të domosdoshme në futbollin modern. Është një moment i mirë, shpresoj që çdo gjë të shkojë siç duhet nesër. Na duhet edhe pak kujdes.

Koha shtesë dhe 11-metërshat, a jeni më të avantazhuar? 

Unë kam luajtur portier dhe gjatë karrierës time si trajner asnjëherë nuk jam marrë me portierët. Komplet është kompetencë e trajnerit të portierëve të merret me këtë punë. Sigurisht që ndeshja mund të shkojë në shtesë dhe ne duhet të përgatitemi për gjithçka”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!