Blerim Krasniqi: ‘Koha të ngjitemi…’

Ndonëse Blerim Krasniqi, e di se do të jetë një kampionat i vështirë për Skënderbeun, ndërsa shumë skuadra janë me kualitete e pikë të përafërta, nuk e fsheh objektivin e Skënderbeut dhe të tij personal.

Në një dalje për RTSH Sport, sulmuesi me numër 9-të, ka thënë se ka ardhur koha që Skëndërbeu të reduktojë gabimet në mbrojtje dhe të hedhë vështrimin drejt kreut.

Ka ardhur koha të mos pësojmë shumë gola dhe të marrim pikët maksimale në çdo takim. Ndaj Tiranës do të jetë e vështirë pasi ata synojnë titullin por dhe ne këtë objektiv kemi, të dalim kampionë’.

Krasniqi?

 ‘Jam këtu te Skënderbeu dhe për të ardhmen time vendos klubi. Kanë qënë korrekt me mua dhe janë ata që mund të vendosin.

Në Shqipëri?

 ‘Nuk i dihet por e shoh vetën më shumë në një kampionat jashtë, edhe pse asnjëherë nuk i dihet”- tha ndër të tjera Krasniqi.

 Ndërkaq, Skënderbeu do të presë të shtunën Tiranën në Korçë. Skuadra e Dajës, vjen pas fitores në transfertë me Bylis 2-3.

Për këtë takim, janë rekuperuar Asion Daja dhe Bruno Dita teksa alternativat zgjedhëse shtohën.

Aktualisht korçarët janë vendosur në vendin e 7-të me 17-të pikë, 5 më pak se kreu që mbahet nga Partizani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!