Levandovski deri në 2023 bavarez

 Robert Levandovski ‘përjetësisht’ te Bajerni. Siç raporton vetë futbollisti në Twitter, polaku dhe bavarezët, kanë nënshkruar deri në vitin 2023.

Sulmuesi i Bajernit ishte në epiqëndër te disa klubeve të tjerë elitarë por rinovimi me kampionët e Bundesligës, ka bërë që 31 vjeçari i lindur në Varshavë, të flasë me vepra.

Kontrata e re, sa duket do respektohet deri në fund, pasi në vitin 2023, ‘Leva’ do të mbushë 35 vjeç.

Sezoni aktual,për numrin 9-të, ka nisur në mënyren më të mirë të mundëshme ndërsa zgjatja e kontratës deri në 2023, tregon se klubi më i famshëm në Gjermani, beson te sulmuesi i ardhur në 2014-tën nga Borusia Dortmund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!