Zyrtare, Kutinjo bashkohet me Bayern…

Pas vetëm një sezoni e gjysmë, Filipe Kutinjo largohet nga Barcelona. Bayern Mynih, përmes kanaleve të tij socialë, tani ka bërë zyrtare ardhjen si i huazuar të brazilianit, i cili nuk ka pranuar të pjesë bëhet në marrëveshjen për kalimin e Nejmar nga PSG te Barcelona.

Ish-liverpulasi vjen në Mynih, fillimisht i huazuar me të drejtën e blerjes. Shifrat nuk bëhen të ditura, por sipas “Mundo Deportivo”, gjermanët do të paguajnë midis 15 dhe 20 milionë, ndërsa blerja e brazilianit është fikse, 120 milionë euro.

“Kutinjo do të vijë tek ne për një vit dhe ne do të kemi mundësinë për ta blerë atë në sezonin vijues. Ai do të jetë në Mynih të dielën dhe të hënën do të kryejë ekzaminimet mjekësore”, ka deklaruar Rumenige.

Kënaqësia për ardhjen e Kutinjos te Bayern është e madhe edhe nga trajneri i Kovaç: “Bundesliga dhe Gjermania mezi presin të mirëpresin një lojtar kaq të rëndësishëm”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!