Levandovski deri në 2023 bavarez
Robert Levandovski ‘përjetësisht’ te Bajerni. Siç raporton vetë futbollisti në Twitter, polaku dhe bavarezët, kanë nënshkruar deri në vitin 2023.
Sulmuesi i Bajernit ishte në epiqëndër te disa klubeve të tjerë elitarë por rinovimi me kampionët e Bundesligës, ka bërë që 31 vjeçari i lindur në Varshavë, të flasë me vepra.
Kontrata e re, sa duket do respektohet deri në fund, pasi në vitin 2023, ‘Leva’ do të mbushë 35 vjeç.
Sezoni aktual,për numrin 9-të, ka nisur në mënyren më të mirë të mundëshme ndërsa zgjatja e kontratës deri në 2023, tregon se klubi më i famshëm në Gjermani, beson te sulmuesi i ardhur në 2014-tën nga Borusia Dortmund.