Alaba, krenar që luaj te Bajerni
David Alaba shënoi një gol të shkëlqyeshëm në një goditje të lirë në sfidën që bavarezët fituan 6-1 ndaj Mainzit.
I pyetur për këtë fitore tenistike por dhe golin e tij, mbrojtësi austriak tha: “Në 20 minutat e para, nuk ishim dhe aq të përqëndruar. Nuk ishim aq agresivë, nuk e filluam me shpejtësinë e duhur.
Kishte disa gabime. Kështu që ishte e vështirë dhe Mainz, bëri shumë mire duke na shënuar. Pas pushimit u përmirësuam në lojë.
Jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi. Në seancat stërvitore të gjithë janë të angazhuar në maksimum. Të gjithë e duam këtë sport, dhe nëse ato që realizojmë në seanca i bëjmë dhe në fushë, atëherë kjo është fantastike “- tha austriaku 27 vjeçar.