Vangjeli badheblu…
Tirana beson se eksperienca vlen. Pasi ka larguar disa lojtarë të së ardhmes, politikat e klubit këtë edicion, më së shumti po perqëndrohen te elementi i përvojës. Pas Kale, Torasa, Osmani, radha e Kristi Vangjelit.
Korçari u pa në Australi muajt e fundit, ndërsa u bashkua me Adelajde Olimpik. Sa duket, veterani 33-vjeçar, ka bërë prapaktheu dhe sipas klubit të Tiranës, do të jetë i angazhuar me 24 herë kampionët e Shqipërisë
Njoftimi i Klubit Tirana:
“Mbrojtesi korçar ka nënshkruar marrëveshjen që e ben pjesë të Tiranës për një sezon. Vangjeli vjen si një përforcim me shume vlera për skuadrën bardheblu. Ish futbollisti i Skënderbeut do ti bashkohet Tiranës në ditet e fundit të muajit Gusht. #welcomeVangjeli”