Partizani huazon Kardoson në Kosovë…

Braziliani Lukas Ferreira Kardoso nuk do të jetë pjesë e Partizanit sezonin e ardhshëm.

Edhe pse ai bën pjesë te skuadra e  të “kuqve” që nga janari 2018-tës, sulmuesi pak gjeti hapësira për t’u aktivizuar te “demat”, edhe për një dëmtim të pësuar.

Trajneri Lerda nuk e ka në planet e tij sulmuesin Kardoso, kësisoj drejtuesit e klubit të Partizanit kanë vendosur ta huazojnë brazilianin te skuadra e Dritës së Gjilanit në Kosovë.

“Klubi zyrtarizon transferimin e Lucas Ferreira Cardoso tek skuadra e Dritës. Sulmuesi 25 -vjeçar i cili iu bashkua kampionëve në janarin e vitit 2018 nga Pelisteri, do të kalojë me formulën e huazimit në radhët e ekipit kosovar Drita. Marrëveshja është arritur sot me pëlqimin e të 3 palëve dhe Cardoso do të jetë lojtar i Dritës deri në përfundim të sezonit futbollistik 2019-2020,” shkruhet në njoftimin e klubit të Partizanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!