Pozicionohen klubet për shortin…

Pas hedhjes së shortit të Kampionatit të 81-të për Kategorinë Superiore, vijnë deklaratat e para të disa prej zyrtarëve të klubeve:

Olsi Rama, drejtor i përgjithshëm i Partizanit: E nisim me datë 18-të ndaj Kukësit për Superkupë dhe sërish në javën e parë me Kukësin për kampionat. Do të bëjmë ndeshje të mëdha”.

“Partizani është gati. Kemi shumë elementë cilësorë në ekip.E kemi përforcuar ekipin aty ku kishim nevojë. Pas Europës, po zhvillojmë një minifazë përgatitore për të kapur ritmin. Takimet në europë,ofrojnë sifida të forta, ndërsa aty pamë forcën e ekipit. Tani mendojmë për kampionatin e gjatë”.

Mario Nikolli, zëdhënes shtypi KF Tirana:“Mendoj se shorti i Tiranës është i favorshëm. Rëndësi ka fakti që e nisim kampionatin në shtëpi, përballë tifozëve tanë. Pjesa tjetër, si çdo skuadër.  Duhet t’i marrim ndeshjet një për një dhe me këmbë në tokë, duke parë se si do shkojë situata. E theksoj,e rëndësishme është që e nisim në shtëpi”.

Naim Halili, drejtor sportiv i KF Laçi:“Short i pranueshëm, do thoja i mirë për skuadrën tonë të Laçit. Në fund të fundit, gara dhe radha e ekipeve, nuk është shumë problem për ne.

Takimi i parë në Shkodër?

“E thashë, pak rëndësi ka. Ne e kemi përgatitur grupin që të jetë dinjitoz brenda dhe jashtë fushe.

Teuta tri herë radhazi javën e fundit?

“Është vërtetë e habitshme. Më tepër se rastëtsi do e quaja fat i goglave. Gjithsesi, për ne nuk ka problem. Me Teutën luhet njësoj si në shtëpi ashtu dhe jashtë. Mendoj se dhe ata të njejtin mendim kanë për ne”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!